Qendra Palestine për të Drejtat e Njeriut (PCHR) ka ngritur alarmin për mungesën e trajtimit për pacientët me kancer në Rripin e Gazës, pasi Spitali Evropian në Khan Younis ka dalë jashtë funksionit për shkak të sulmeve izraelite këtë muaj.
“Me këtë krim të tmerrshëm, Izraeli ka shuar shpresën e fundit për pacientët me kancer në Gaza që të marrin trajtim brenda territorit, duke i dënuar ata me një vdekje të ngadaltë,” thuhet në deklaratën e PCHR.
Janë rreth 11,000 pacientë me kancer në Rripin e Gazës që nuk kanë trajtim të përshtatshëm dhe kujdes shëndetësor për shkak të sulmeve të vazhdueshme izraelite.
Sipas tyre, Ministria Palestinene e Shëndetësisë ka bërë të ditur se “shërbimet e kimioterapisë dhe ndjekja mjekësore për pacientët me kancer janë ndërprerë plotësisht” për shkak të mbylljes së spitalit.
PCHR ka bërë thirrje që Izraeli të mbahet përgjegjës për vdekjet e pacientëve dhe u ka kërkuar institucioneve ndërkombëtare të ndërhyjnë për të garantuar lirinë e lëvizjes së pacientëve që kërkojnë trajtim jashtë Gazës. /mesazhi








