Policia izraelite i ka propozuar prokurorit të shtetit të ngrejë padi kundër kryeministrit Benjamin Netanjahu për dy raste të ndara të dhënies së ryshfetit, raporton Anadolu Agency (AA).
Siç shkruajnë mediat izraelite, policia kundër Netanyahu zhvillon hetim dhe tashmë disa herë është marrë në pyetje që nga fillimi i vitit 2017.
Megjithatë, kryeministri izraelit tërë kohën ka hedhur poshtë akuzat që i ngarkoheshin.
Mediat në Izrael theksuan se policia edhe zyrtarisht do të njoftojë se ekzistojnë dëshmi të mjaftueshme që Netanyahu të akuzohet për ryshfet dhe keqpërdorim të besimit në dy raste të ndara.
Megjithatë, prokurori shtetëror do të marrë vendimin përfundimtar mbi atë nëse kundër kryeministrit izraelit do të ngritet aktakuzë.





