Pagat e futbollistëve, Neymar fiton 3 milionë euro në muaj

Futbolli dhe paratë janë një binom që sjell suksesin në futbollin modern dhe kjo është faktuar me manovrat që kanë bërë klubet më të fuqishme evropiane.

Shifrat që përfliteshin kanë qenë marrëmendëse, por tani ato janë zyrtare. E përditshmja franceze L’Equipe ka publikuar listën e pagave të kampionatit francez dhe  Neymar është padyshim futbollisti më i paguar, me 3 milionë e 67 mijë euro bruto në muaj. PSG ka pjesën e ‘luanit’ në listën e pagave, ku në 13 të parët, përveç Radamel Falco të Monaco, të gjithë të tjerët janë pjesë e skuadrës pariziene.

Taksimi mbi pagën në Francë është 44.05%, që do të thotë nga 3 milionë e 67 mijë euro në muaj, Neymar merr në dorë 1 milionë e 715 mijë euro në muaj. 20.5 milionë neto në vit dhe rreth 36 milionë bruto. Dhe duke i bërë një ndarje kohore braziliani përfiton 57 mijë euro në ditë ose 2383 euro në orë, ose 40 euro në minutë.

Dhe duke zbritur në listën e pagesave në radhë pas Neymar janë shokët e skuadrës Cavani e Mbappe, që përfitojnë përkatësisht 1.5 euro mlionë euro bruto në muaj(18 milionë në vit). Dhe siç e përmendëm më lart, lista është e gjitha me futbollistët e Parisit, përjashtuar vetëm Falcao që përfiton 9 milionë euro bruto në vit ose 750 mijë euro në muaj.

Por në listën e pagesave të kampionatit francez ka skuadra me buxhete si ai Amiens, që lufton për qëndrimin në Ligën e parë, buxheti i së cilës është pothuaj sa paga vjetore neto e Neymar. Lojtari më i paguar i kësaj skuadre është Konate me 40 mijë euro në muaj, ndërsa në listë gjen edhe futbollistë edhe me 2800 euro në muaj. Top Channel