Pakistan, 65 të vdekur nga një zjarr në tren

Të paktën 65 njerëz u vranë dhe 45 të tjerë u plagosën pasi një zjarr i madh përfshiu një tren që udhëtonte nëpër Pakistanin qendror, duke shkatërruar plotësisht të paktën vagonë.

Aksidenti ndodhi në afërsi të qytetit të Liaquatpur, , njofton Al Jazeera.

“Numri i të vdekurve mund të rritet më tej,” tha Muhamed Asfandyar, një zyrtar lokal i spitalit. Ai tha se të gjithë të plagosurit  ishin duke u trajtuar për djegie. Treni po transportonte pasagjerë nga qyteti jugor i Karaçi për në Ravalpindi.

“Të plagosurit janë dërguar në spital, por për fat të keq nuk ka repart për trajtimin e djegieve aty pranë, kështu që ne po përpiqemi t’i çojmë ata me helikopter në vendin e duhur” tha Ahmed.

Zjarri ndodhi kur pasagjerët përdorën një nxehëse me energji elektrike për t’u ngrohur. Sistemi hekurudhor në Pakistan është i shkatërruar dhe aksidentet kanë qenë një dukuri e shpeshtë vitet e fundit.