Pakistani ka dënuar ashpër vendimin e Izraelit për të njohur rajonin e Somalilandit, duke e cilësuar atë si një veprim të paligjshëm dhe provokues.
Në një deklaratë zyrtare, Ministria e Punëve të Jashtme e Pakistanit tha se veprime të tilla përbëjnë shkelje flagrante të së drejtës ndërkombëtare dhe rrezikojnë jo vetëm paqen dhe stabilitetin e Somalisë, por edhe të gjithë rajonit.
Islamabadi theksoi mbështetjen e tij për sovranitetin, pavarësinë dhe integritetin territorial të Somalisë, duke kërkuar që çdo veprim që cenon këto parime të tërhiqet menjëherë. /mesazhi







