Kombëtarja e Palestinës ka shkruar histori në Kupën e Arabëve, duke u kualifikuar për herë të parë në çerekfinale pasi kryesoi grupin me 5 pikë pas barazimit 0-0 me Sirinë në Doha.
Palestina, e cila përmbysi pritshmëritë në një grup ku favoritë konsideroheshin Katari dhe Tunizia, siguroi kalimin me paraqitje të forta, përfshirë fitoren ndaj Katarit dhe barazimin 2-2 me Tunizinë.
Në fazën tjetër, palestinezët do të përballen me Arabinë Saudite ose Marokun. Tunizia mposhti Katarin 3-0, por mbeti jashtë garës. /mesazhi








