Dëshmitarë nga qyteti jugor i Gazës, Rafah, kanë folur për Al Jazeera mbi skenat kaotike pranë pikës së shpërndarjes së ndihmave, ku sot në mëngjes u vranë dhjetëra persona që kërkonin ushqim.
“Izraelitët hapën zjarr ndaj nesh. Vrapuam për të marrë pak ushqim dhe na pritën me plumba, bomba nga dronët dhe predha,” tha një palestinez. “Po vdesim nga uria, vetëm përpiqemi të marrim pak ushqim,” shtoi ai.
Një tjetër banor i Gazës tregoi për përpjekjen e dëshpëruar të një babai për të ushqyer familjen dhe fëmijët e tij të uritur
“Ai po përpiqej të siguronte pak miell për fëmijët. Shkoi, por u kthye i shtrirë në barelë,” tha ai. “Trump pretendon se është zonë humanitare e sigurt, por janë të gjitha gënjeshtra. Na drejtojnë drejt zjarrit të tyre.”







