Paqe mes Feynordit dhe Romës, Galatasaray fiton në frymën e fundit

Kanë përfunduar katër ndeshjet e para të 1/16 së finales së Europa League.

Vëmendja kryesore ishte në ndeshjen Feynord – Roma, e cila u mbyll me barazim 1-1.

Skuadra holandeze kishte epërsinë që nga pjesa e parë, me golin e shënuar nga Igor Paixao në minutën e 44-të.

Roma arriti ta barazonte rezultatin në minutën e 67-të, me golin e Romelu Lukakut.

Në ndeshjet tjera, Galatasaray ka shënuar fitore 3-2 ndaj Sparta Pragës, Sportingu i Lisbonës fitoi 3-1 në udhëtim ndaj Yong Boys, ndërsa Shakhtar Donetsk dhe Marsej u ndan në barazim 2-2.