Para ndeshjes me Qipron, lojtarët e Kosovës stërviten sërish në “Fadil Vokrri”

Kombëtarja e Kosovës në futboll ka zhvilluar stërvitjen e radhës para ndeshjes me Qipron.

“Dardanët” u stërvitën në mëngjesin e së hënës në një ambient me kushte shumë të mira klimatike nën urdhra e trajnerit Alain Giresse dhe stafit të tij teknik, raporton lajmi.net.

Yjet si Edon Zhegrova, Amir Rrahmani, Vedat Muriqi, Milot Rashica ishin në formë dhe disponim shumë të mirë, ashtu sikur edhe i gjithë grupi.

Me Qipron, Kosova do të ballafaqohet më 2 qershor në udhëtim në kuadër të Ligës së Kombeve.

Më pas me 5 qershor në shtëpi do të mirëpres Greqinë me fillim nga ora 20:45, më 9 qershor do të luajë sërish në shtëpi ndaj Irlandës së Veriut në orën 20:45, pastaj do udhëtojë drejt Greqisë për ndeshjen e 12 qershorit në po të njëjtën orë.