Paralajmërohet grevë në arsim nga 20 prilli

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës sot ka mbajtur një protestë, ndërsa kanë paraqitur gjashtë kërkesa për Qeverinë e Kosovës, ndër të cilat ishin Ligji i Pagave, Ligji i Sigurimeve Shëndetësore.

Në protestën e BSPK-së ishte i pranishëm edhe kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës të Kosovës, Rrahman Jasharaj, ndërsa tha se Qeveria e Kosovës nga 20 prilli arsimtarët do t’i shohë në grevë

Jasharaj tha se Qeveria e Kosovës po heshtë, duke nënçmuar kështu kërkesat e punëtorëve të Kosovës dhe duke treguar mungesë të gatishmërisë për dialog.

“Këtu janë vetëm veprimtarët sindikalë. Në të ardhmen do të jetë e tërë anëtarësia. E dikujt nuk do t’i dalin hesapet si duhet, e ajo që nuk i dalin hesapet do të jetë Qeveria”, tha ai.