Parashikimi i motit për tri ditët e ardhshme në Kosovë

Në fundjavë mbetet mot i ngrohtë, me vranësira dhe diell.

Mirëpo, masa të ftohta ajrore që kanë depërtuar mbi Mesdheun perëndimor, gradualisht gjatë javës së ardhshme do të shtrihen edhe mbi vendin tonë duke zbritur lehtë temperaturat afër vlerave mesatare.

4.11 – Mot i ngrohtë, me vranësira dhe intervale me diell.5.11-6.11 – Në fillim të javës do të mbajë mot i mirë, të hënën me vranësira dhe intervale me diell, e ditën e martë priten kthjellime.

7.11 – Mot i mirë, kryesisht me diell.Temperaturat e ajrit, pas rritjes ditëve të fundit, gradualisht nga java e ardhshme do të zbresin pak rreth vlerave mesatare.

Minimalet në fundjavë do të zbresin deri në 9C, e në fillim të javës deri në 4C, e maksimalet do të luhaten nga 21C deri në 24C, e më pas do të zbresin në 16C deri 19C.

Shtypja atmosferike do të pësojë rënie, por mbetet mbi vlera normale.