Parlamenti turk miraton projektligjin për të drejtat e kafshëve

Foto ilustrim

Parlamenti i Turqisë miratoi një projektligj të shumëpritur mbi të drejtat e kafshëve, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas projektligjit, shitja e maceve dhe qenve nga dyqanet e kafshëve do të ndalohet, pasi dyqane të tilla “nuk janë të përshtatshme për shëndetin dhe etologjinë e kafshëve”.

Cirqet e kafshëve, cirqet e ujit dhe parqet e delfinëve gjithashtu do të ndalohen.

Nga pronarët e maceve dhe qenve do të kërkohet të kenë kartë identifikimi apo regjistrim digjital dhe do të përballen me gjobë nëse braktisin kafshët shtëpiake.

Parlamenti miratoi projektligjin përpara pushimeve të tij të verës, që do të fillojnë javën e ardhshme.​​​​​​​