Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, nga të gjitha partitë që kanë marrë pjesë në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, ka fituar më së shumti komuna.
Sipas rezultateve nga KQZ, për 19 komuna në balotazh (të pacertifikuar), fitoret e komunave sipas partive janë:
– AAK ka fituar pesë komuna (Gjakova, Obiliqi, Rahoveci, Suhareka, Klina)
– PDK ka fituar katër komuna (Kaçaniku, Shtimja, Ferizaj, Dragashi)
– LDK ka fituar katër komuna (Gjilani, Istogu, Podujeva, Vushtrria)
– VV fiton tri komuna (Kamenica, Prishtina, Prizreni)
– AKR fiton një komunë (Mitrovica)
– Nisma fiton një komunë (Malisheva)