Partitë shqiptare në RMV kryesojnë në disa komuna, BDI fiton në 3 qytete të vogla

Pas përfundimit të votimeve për zgjedhjet lokale, partitë në pushtet, Lidhja Social-Demokrate dhe Bashkimi Demokratik për Integrim ne Maqedoni te Veriut, në vlerësimet e para flasin për epërsi në më shumë komuna.

Bashkimi Demokratik për Integrim ka fituar në tre komuna. Bëhet fjalë për komunën e Lipkovës, Saraj, dhe Plasnicë që janë tri komuna me numër shumë të vogël votuesish. BDI-ja procesin zgjedhor e ka vlerësuar demokratik dhe të qetë.

Ndërkohë, Lidhja Social Demokrate njoftoi për “rezultat pozitiv” të LSDM-së në shumicën e 80 komunave.
Kryetari i Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë, Zoran Zaev, në daljen e parë pas përfundimit të raundit të parë të zgjedhjeve, tha se nuk është e vërtet se kanë humbur. Sipas tij ata shkojnë në balotazh në plot 36 komuna dhe në Qytetin e Shkupit.

VMRO DPMNE-ja ndërkohë doli me akuza për keqpërdorim të procesit zgjedhor.

Gara kryesore në këto zgjedhje zhvillohet mes dy blloqeve politike; LSDM-së dhe BDI-së që janë në pushtet dhe partive opozitare VMRO-DPMNE dhe Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa.

Partitë shqiptare garën e për qytetet me shumicë shqiptare, si Tetovë, Gostivar, Çair, Kërçovë, Strugë, Dibër si dhe disa komuna rurale. /euronews