Pas dorëheqjes së Haradinajt reagon Departamenti amerikan

Ramush Haradinaj dje rreth orës 16:00 ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit të vendit.

Ai tha se këtë vendim e mori pasi ka marrë një ftesë nga Gjykata Speciale për t’u intervistuar në cilësinë e të dyshuarit.

Pak kohë pas këtij lajmi ka reaguar edhe Departamenti amerikan i Shtetit.

“Shtetet e Bashkuara përgëzojnë pajtimin e tij për t’u përgjigjur në ftesën për t’u intervistuar nga Zyra e Prokurorit të Posaçëm të Dhomave të Posaçme për Kosovën”, thuhet në deklaratë e tyre për Zërin e Amerikës, njofton Klan Kosova.