Pas dy ditë kërkimesh, gjendet 9-vjeçarja e zhdukur në Gjakovë

Joana Demiri, e cila ishte lajmëruar e zhdukur tri ditë më parë, pas dy ditëve kërkimi është gjetur nga Policia e Kosovës.

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Gjakovës, Lire Podrimaj.

“Me datë 14.02.2018, pas një pune operative-hetimore nga sektori i hetimeve të stacionit policor në Gjakovë, e mitura e raportuar e zhdukur me datë 12.02.2018, është gjetur”

Policia bën të ditur që e njëjta është në gjendje të mirë shëndetësore dhe gjatë kohës sa ishte raportuar e zhdukur ishte në përkujdesje të motrës së madhe të saj, raporton lajmi.net.

“E njëjta është në gjendje të mirë shëndetësore, dhe gjatë kësaj kohe kishte qenë në përkujdesje të motrës së saj të moshës madhore e cila jeton në një banesë po ashtu në Gjakovë. E mitura me kërkesën e saj në prezencën e mbrojtësit të viktimave ka shprehur dëshirën që të vazhdoj të jetoj me motrën e saj” është bërë e ditur nga Policia e Kosovës.

Rasti është duke u hetuar nën udhëheqjen e prokurorit të shtetit.

Ndryshe, babai i Joana Demirit, e kishte lajmëruar në Polici vajzën e tij si të humbur, dhe kishte hedhur dyshimet mbi vajzen e tij të madhe të cilën ai pretendon se mirret me prostitucion./