Pas MacBook Air M3, edhe modeli bazë MacBook Pro M3 fiton mbështetje për disa ekrane të jashtme

Në pamje të parë u duk një vendim i çuditshëm që MacBook Air të kishte një funksionalitet kaq të rëndësishëm që linjës MacBook Pro i mungonte.

Apple prezantoi ditën e Hënë disa laptopë të rinj MacBook Air me procesorët M3 dhe një prej veçorive më të spikatura të tyre ishte mbështetja për dy ekrane të jashtme kur kapaku i ekranit është i mbyllur.

Në pamje të parë u duk një vendim i çuditshëm që MacBook Air të kishte një funksionalitet kaq të rëndësishëm që linjës MacBook Pro i mungonte.

Por kompania menjëherë reagoi duke thënë se po vinte edhe në laptopët MacBook Pro përmes një përditësimi sigurie.

Aktualisht nuk ka detaje se cili përditësim sigurie do të përfshijë funksionalitetin ndërsa macOS Sonoma 14.4 është ende në zhvillim. Funksionaliteti duhet të jetë i njëjtë me MacBook Air M3 duke sepse se të dy linjat ndajnë një procesor të njëjtë me arkitekturë të njëjtë.

Përditësimi do të vijë për laptopët 14-inç MacBook Pro me procesorin bazë M3. Versionet më të fuqishme M3 Pro dhe M3 Max të MacBook Pro e ofrojnë një gjë të tillë dhe nuk kanë nevojë për një përditësim.

Më përpara M3 MacBook Pro kishte mbështetje vetëm për një ekran të jashtme me kapakun e mbyllur.