Pastrohen listat e votuesve, largohen rreth 34 mijë emra

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka bërë të ditur se janë larguar nga lista e votuesve rreth 34 mijë emra.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka mbajtur sot mbledhjen e radhës së rregullt.

Në këtë mbledhje ndër të tjera u bë e ditur edhe numri i emrave që janë larguar nga lista e votuesve, raporton lajmi.net.

Nga lista e votuesve janë larguar 33 mijë e 791 emra të votuesve, emra këta që kanë figuruar të personave që kanë qenë të vdekur ose si votues që kanë hequr dorë nga shtetësia e Republikës së Kosovës.

Po ashtu në këtë mbledhje u bë e ditur se janë 4 mijë e 977 aplikacione për regjistrim për votim jashtë vendit.

Sipas listës preliminare të votuesve, Kosova ka 1 milion e 972 mijë e 466 votues.