Pavarësisht humbjeve rekord për tre muajt e parë të 2023, një biznes i Samsung po shkëlqen

Kërkesa në tërësi për produkte të memories ka qenë në rënie prej disa muajsh ndërsa në tre mujorin e katërt të 2022 kompania postoi vetëm 201 milionë dollarë fitim.

Raporti financiar i tre mujorit të parë të 2023 të Samsung është një panoramë krejtësisht ndryshe krahasuar me vitin e kaluar kur raportoi rritje të fitimeve.

Gjiganti i teknologjisë postoi të ardhura të konsoliduara prej 47.5 miliardë dollarë por fitimi i kompanisë ishte ai që mori goditjen më të rëndë me vetëm 477 milionë dollarë.

Divizioni i gjysmëpërçuesve të Samsung raportoi të ardhura prej 10.2 miliardë dollarësh por në të njëjtën kohë edhe humbje rekord prej 3.4 miliardë dollarësh.

Kërkesa në tërësi për produkte të memories ka qenë në rënie prej disa muajsh ndërsa në tre mujorin e katërt të 2022 kompania postoi vetëm 201 milionë dollarë fitim.

Këtë tre mujor Samsung fajësoi rënien ekonomike dhe dobësimin e shpenzimit nga konsumatorët. Por kompania pret që kërkesa të rikuperohet gradualisht gjatë gjysmës së dytë të 2023.

Pavarësisht humbjes së fitimeve, divizioni mobil i Samsung përformoi mirë. Kompania gjeneroi 23.7 miliardë dollarë të ardhura prej tij dhe fitime prej 2.9 miliardë dollarë.

Edhe pse ka pasur një kërkesë së ulët për smartfonë, Samsung shpjegoi se segmenti i smartfonëve Premium u rrit nga viti në vit mbështetur nga shitjet e forta të serive Galaxy S23 dhe specifikisht Galaxy S23 Ultra.