PDK deklaron se do të qëndrojë në opozitë: Nuk do të jemi pjesë e qeverisë me VV-në

Partia Demokratike e Kosovës ka deklaruar se nuk do të jetë pjesë e qeverisë me Lëvizjen Vetëvendosje.

Kështu ka deklaruar kreu i PDK-së, Enver Hoxhaj në një konferencë për media.

Ai ka thënë se PDK ka dallime të mëdha me LVV-në dhe nuk bën kompromis me vlerat e veta.

“Natyrisht PDK nuk do të jetë pjesë e qeverisë me Lëvizjen Vetëvendosje sepse kemi dallime të mëdha ideologjike dhe nuk bëjmë kompromis me vlerat me të cilat është ndërtuar dhe qëndron PDK.”, ka deklaruar Hoxhaj.

Ai më tutje është shprehur se PDK do të bëjë përpjekje maksimale të sigurojë funksionim normal të parlamentit.

“Përtej kësaj, Kosova ka nevojë për stabilitet dhe ne zotohemi të jemi faktor i stabilitetit nga pozita e partisë kryesore në opozitë. PDK do të bëjë përpjekje maksimale të sigurojë funksionim normal të Parlamentit dhe të rritet mirëqenia e qytetarëve në plan afatgjatë.”, tha Hoxhaj.

Në numërimin e votave LVV po prinë me 48 për qind të tyre, ndërsa PDK është e dyta me 17 për qind.