PDK: I pavërtetë lajmi se nënkryetari Xhavit Haliti është ftuar nga Dhomat e Specializuara

PDK thotë se nuk është i vërtetë lajmi i publikuar në media se nënkryetari i PDK-së, Xhavit Haliti është ftuar nga Dhomat e Specializuara.

Sipas tyre, intervista e tij e dhënë për një medium në Tiranë, është keqinterpretuar dhe nxjerrë jashtë kontekstit.

“Nënkryetari Haliti konfirmon zyrtarisht se nuk ka kurrfarë ftese dhe po i vazhdon normalisht detyrat e tij partiake”, thotë PDK.