PDK-ja mbledh “kundërligjshëm” të dhënat e qytetarëve

Partia Demokratike nëpër tubimet elektorale është duke ua kërkuar qytetarëve të dhënat dhe nënshkrimet si dëshmi se do ta votojnë këtë parti më 11 qershor.

Këtë veprim vëzhgues të procesit zgjedhor e kanë cilësuar të jashtëligjshëm dhe keqpërdorim për t’iu bërë presion votuesve që të votojnë me çdo kusht PDK-në, shkruan sot Koha Ditore.

Në një nga tubimet e PDK-së në Prishtinë, qytetarëve u është kërkuar të shprehin zotimin se do ta votojnë PDK-në duke vënë nënshkrimin e të dhëna të tjera në disa lista.

Në krye të listës shkruan: “Po, unë zotohem se do ta mbështes ‘Fillimin e ri’ për Kosovën dhe do ta votoj PDK-në 12”. Përveç emrit, mbiemrit dhe qytetit, atyre u kërkohet të shkruajnë edhe numrin e telefonit.