PDK themelon Institut për Studim dhe Analiza

Partia Demokratike e Kosovës ka vendosur që të themelojë Institutin për Studim dhe Analiza të cilin do ta drejtojnë Ramadan Ilazi dhe Anila Statovci.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka ftuar të gjithë ekspertët që t’i bashkohen këtij instituti në mënyrë që të bëhen studime dhe analiza në favor të cilësisë dhe ardhmërisë për vendin tonë.

“Në analizat e veta do të ishte e domosdoshme një institut demokratik. Këtë e kam premtuar edhe në fillim të detyrës sime. Ne do të formatizojmë Institurtin për Studime dhe Analiza. Më lejoni të shfrytëzoj këtë moment që të fillojmë mbarë. Ramadan Ilazi do të jetë drejtor i këtij instituti. Instituti do të jetë i hapur për ekspert të ndryshëm për të jap komentet e veta në çfarëdo forme”, ka thënë Veseli.

Anëtarët e këtij instituti kanë theksuar se është shumë i nevojshëm edhe për të rinjtë të cilët kanë një mundësi të mirë .

Ndërkaq drejtori i këtij instituti Ramadan Ilazi ka thënë themelimi i këtij Instituti tregon mendjen e hapur të partisë dhe që ka një përgjegjësi të madhe për vendin.