Pekini vendos tarifa doganore për 60 miliardë produkte amerikane

Pekini njoftoi sot vendosjen e tarifave të reja doganore ndëshkuese ndaj 60 miliardë dollarë produkte amerikane që importohen çdo vit në Kinë, si përgjigje ndaj tarifave të reja doganore të njoftuara nga Uashingtoni kundër 200 miliardë dollarë produkteve kineze.

“Nëse SHBA-ja synon të rrisë edhe më shumë tarifat doganore, Kina do t’i përgjigjet në të njëjtën mënyrë”, shtoi qeveira kineze, në një komunikatë të publikuar nga Ministria e Financave.

Administrata e presidentit Trump ka njoftuar vendosjen e tarifave të reja për 200 miliardë dollarë produkte të prodhuara në Kinë, pothuaj gjysma e vlerës së importit të të gjitha mallrave kineze në SHBA, raporton shtypi vendas.

Tarifat e reja do të fillojnë në fund të shtatorit dhe janë deri në 10% për këtë vit, ku më pas ato do të arrijnë në 25%./ ATSH-AFP