“…Pendohem për çdo moment që e kam ngritur zërin tim ndaj saj…”

Dr. Selman Aude

Dr. Selman Aude, i cili e kishte humbur bashkëshorten e tij në një aksident trafiku, thotë:

Nuk po ua fsheh…
“Pas shkuarjes së saj, në zemrën time la një dhimbje të madhe dhe një ditë mora guximin t’ia hedh një sy botës së saj private, i lexoja shkrimet e saj, mesazhet e saj, bisedat që i bënim në WhatsApp!
Kur lexoja ndonjë mesazh më kapte një elektricitet prej majes së kokës gjer te gishtat e këmbëve, se ndoshta kur e kam shkruar atë mesazh kam qenë i preokupuar me gjëra tjera dhe e kam shkruar jo me fuqinë e dashurisë dhe bukurinë e saj.
E gjeta prej bisedave të fundit që kishim, kur unë isha në Turqi, ajo më kërkoi një gjë të thjeshtë dhe ia dërgova, e ajo më falenderoi nga thellsia e zemrës me plotë dashuri, kurse unë iu përgjigja asaj: kjo është një gjë e vockël nga ajo që e meriton, dhe po të mundja do të bëja të ecësh mbi ar e argjend!
Këto fjalë tani janë si mjalti për zemrën time…
Tani pendohem për çdo moment që e kam ngritur zërin tim ndaj saj..

Hoxhë Halil Avdulli