Pentagoni miraton një fond prej 1.5 miliard dollarëve për murin me Meksikën

Departamenti Amerikan i Mbrojtjes (Pentagoni), ka njoftuar se pjesa e fondit të alokuar nga buxheti i mbrojtjes së SHBA-ve do të përdoret për ndërtimin e murit të planifikuar me Meksikën, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Pentagonit, Tom Crosson në një deklaratë me shkrim në lidhje me çështjen tha se “Ne kemi njoftuar Kongresin se sekretari i Mbrojtjes në detyrë, Patrick Shanahan pas shqyrtimit të ekipit të tij dhe rekomandimit të Shtabit të Përgjithshëm, ka pranuar të marrë përsipër rinovimin e gardheve në katër projekte shtesë në Tuscon (Arizona) dhe në El Centro (Teksas) që arrijnë gjithsej në 78,25 milje (126 kilometra) në vlerën prej 1.5 miliard dollarë”.

Crosson vuri në dukje se ky fond u sigurua nga kursimet e buxhetit të Pentagonit si dhe nga ndryshimet dhe rishikimet në disa programe.