Për ata që nuk rrethojnë vendpunishtet në Prishtinë, pason gjoba

Drejtori i sapozgjedhur i inspekcionit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri po vazhdon të jetë më se aktiv me punën për të cilën është thirrur.

Tahiri që nga marrja e kësaj pozite ka nisur që të vendos rend dhe ligj në Prishtinë, çka se kishte munguar për vite të tëra.

Madje ai po i bën edhe vet publike të gjitha masat që po merr, duke përfshirë edhe gjobat.

Së fundmi drejtori i ri ka nisur punën në terren, duke pas në fokus ndërtimet. E për pronarët që nuk bëjnë rrethimin e vendpunishtes, jo vetëm që do t’u ndërpriten punimet, por sipas tij edhe do të gjobiten.

“Rrethimi i vendpunishtes është obligim. Përndryshe, ndërpriten punimet dhe pason gjoba”, ka shkruar Tahiri në llogarinë e tij Facebook.