Duhet të flasim për dashurinë ndaj Zotit, para se të flasim për urrejtjen ndaj shejtanit.
Të flasim për dritën e engjëjve dhe dashurinë e tyre për njerëzit e mirë, para se të flasim për errësirën e xhindëve dhe luftën kundër të mirëve.
Flasim për mëshirën e Zotit, para se të flasim për dënimin, i cili vjen vetëm atëherë kur njeriu i kalon kufijtë.
Flasim për gjerësinë e parajsës dhe mundësitë e shpërblimit, para se të flasim për ngushticat e ferrit dhe dënimin e mëkateve.
Flasim për fuqinë e besimit, para se të flasim për dobësinë e njeriut.
Flasim për dijen, karakterin dhe formimin, para se të flasim për ligjet.
Flasim për etikën, estetikën, kulturën dhe moralin, para se të flasim për teknikën dhe rregullat.
—–
Përndryshe, do të lindë një turmë njerëzish që do të kenë argumentet, por jo kulturën, shpresën, optimizmin për t’i vepruar ato.








