Për pesë vjet, 51 fëmijë të braktisur në Kosovë

Në pesë vitet e fundit vetëm në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK, janë braktisur 51 foshnje. Kurse vetëm gjatë vitit 2023 u braktisen tri foshnje. Drejtoresha e Neonatologjisë, Hajrie Ismaili tregon për televizionin se si shkojnë procedurat pas braktisjes dhe sa ditë qëndrojnë në klinikë. Sipas saj, numri ka rënë dukshëm në krahasim me vitet paraprake. Megjithatë kjo dukuri sipas sociologëve mbetet shqetësuese.

Vetëm për gjatë vitit 2023-të, në Klinikën e Gjinekologjisë u braktisën tre fëmijë.

Ndërsa në pesë vitet e fundit numri i tyre shkon në 51.

Drejtoresha e klinikës së Neonatologjisë, Hajrie Ismaili thotë se ka rënie të braktisjeve të foshnjave në krahasim me vitet paraprake. Megjithatë kjo dukuri sipas saj mbetet shqetësuese.

Ismaili tregon se sa kohë qëndrojnë këto foshnje në klinikë dhe si shkon procedura pastaj.

Nga ana tjetër, sociologu Genx Xërxa thotë se ndikojnë shumë arsye që foshnjat braktisen nga prindërit.

Tëvë1 ka provuar të marrë një qëndrim edhe nga Qendra për Punë Sociale në Prishtinë, se si shkon procedura e strehimit të foshnjave dhe a ka familje që janë të interesuar për strehimin e tyre, mirëpo të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.