Për shkak të kërkesës së ulët, Ford do të reduktojë prodhimin e F-150 Lightning

Ford tha se po reduktonte prodhimin javor të kamionçinës F-150 Lightning vitin e ardhshëm në përgjigje të ngadalësimit të kërkesave nga klientët, raporton Automotive News.

Siç raporohet, Ford u tha tregtarëve të tij që të përgatiteshin për një vëllim mesatar prodhimi prej 1,600 njësi nga qendra e tij e automjeteve elektrike Rouge në Dearborn, Michigan, duke filluar nga viti i ardhshëm.

Kompania aktualisht nxjerr nga ajo fabrikë 3,200 kamionçina çdo javë.

“Ne do të prodhojmë modelin F-150 Lightning sipas kërkesave të klientëve”, tha Emma Bergg, një zëdhënëse e Ford.

Shitjet e automjeteve elektrike po vazhdojnë të rriten, por jo aq shpejt sa kishin parashikuar disa prodhues të automjeteve.