Për shtatë muaj u regjistruan 29 raste të vetëvrasjeve në Kosovë

Kosovë është shqetësuese për faktin që kryesisht janë të moshave të reja. Kjo po e atakon në mënyrë të drejtpërdrejt edhe mirëqenien e qytetareve në tersi. Pra duhet të shikohet në aspektin, psikologjik, në aspektet e tjera se çka i ka shtyre këta të ri që të ndërmarrin veprime të caktuara. Kryesisht sipas asaj që dihet jo zyrtarisht, procesi i kryerjes së vetëvrasjes, ka në vetë vete një presion psikologjik që ndërlidhet kryesisht ose nga obligimet që mund të kenë ndaj palëve të treta. E si rezultat i mos përmbushjes së obligimeve, njerëz të caktuar kryen vetëvrasje si shkak ekonomike. Si shkak i ndarjeve të caktuara shpirtërore me dike tjetër”, tha ai për EO.

Shala ka thënë se shteti do të duhet që të bëjë analiza të detajuar të këtyre vetëvrasjeve, ku më pas të merren masa që të parandalohet kjo dukuri.

“Çka mund të bëjë shteti është çështjet në aspektin ekonomiko-social-shoqëror, të ndërhyjë në aspektin e shtrirjes së ndikimit të saj, qoftë në programe të caktuara, qoftë edhe në mbështetje t’i vije niveleve më të ulëta. Procesi i vetëvrasjeve në Kosovë do të duhej të merrej në aspektin edukativo-arsimor, të trajtohen elemente të caktuara, të bëhet analiza më të detajuar e personit që ka bërë vetëvrasje dhe nga aty të merren informacione se cilat fokus grupe mund të jenë të atakuar dhe mund të bëhet ndonjë parandalim i caktuar ndaj këtyre dukurive”, tha ai.