Perceptimi i gabuar për Zotin nga egot e zullumqarëve dhe naiviteti i të dobëtëve

Ekziston një dallim i madh mes Zotit të vërtetë i Cili na krijoi, dhe zotit fallco që njerëzit e krijuan në mendjet e tyre.

Dallimet tona rreth këtij perceptimi shpesh janë sipërfaqësore e verbale, dhe jo thelbësore. Ndonjëherë përfshihemi në diskutime të dhunshme. Por nëse shqyrtojmë me kujdes kuptimet e synuara nga secila palë, do të zbulojmë se në të vërtetë ne po bënim beteja që në të vërtetë nuk ekzistojnë, pasi secila palë shpreh të njëjtën gjë apo kuptim, por me fjalë dhe filozofi tjetër.
Një ateist një herë më tha se ai nuk beson në Zot, sepse besimi në Zot i pasivizon njerëzit nga lufta për të arritur të drejtat e tyre, duke argumentuar këtë se, të varfrit heshtin nga të kërkuarit prej të pasurve të drejtat që u takojnë, me dëshirën që të kenë një jetë tjetër në Xhenet, ku do të gëzojnë dhe do të marrin të drejtat. Sikur të mos ishte ky besim, të varfrit nuk do të kishin lejuar që pasuritë dhe të drejtat e tyre tua zotërojnë pasanikët.
Përgjigjja tradicionale ndaj tij do të ishte përfshirja me të në një diskutim filozofik për të treguar realitetin e ekzistencës së Zotit, përmes pyetjeve të mëdha, si: Çfarë kishte para krijimit të këtij Universi? Çfarë do të bëhet me Fundin e Botës? Si dhe pyetje tjera të cilat në parim janë legjitime, por që jo gjithmonë mund të bindin ta ndërroj mendjen një ateist që ka marrë një vendim të brendshëm me kokëfortësi.
Unë jam i bindur se besimi në Zot në radhë të parë është ndjenjë, dhe ndjenja është më e fortë se mendimi, sepse ndjenjën e thellë në brendësi nuk mund ta mohosh, kështu që u bëra i përmbajtur nga kjo mënyrë e vërtetimit të ekzistencës së Zotit.
Nëse një ateisti i jepni njëmijë prova se Zoti ekziston, përballë vendimit të tij të brendshëm për të mos besuar, të gjitha këto prova nuk do ta bindin atë, por mjafton që një natë fëmija i tij të sëmuret, ose që ai ta gjejë veten në një situatë të rrezikshme, dhe me atë rast të kërkoj një forcë për ta mbrojtur, duke bërtitur nga thellësia e zemrës, më shpëto o Zot!
Prandaj, u tregova i kujdesshëm në dialog me të, e i thash: E po, edhe unë si ti, nuk besoj në një zot që i deh ndjekësit e tij, dhe i pengon të kërkojnë drejtësi dhe dinjitetit. Ky nuk është zot i vërtetë, ky është zot i tekave të tyre.
Njerëzit justifikojnë devijimet e tyre nga morali dhe drejtësia, duke krijuar për veten e tyre një version të veçantë të zotit, në harmoni me tekat dhe epshet e tyre, dhe më pas i adhurojnë këto imazhe mendore të gabuar për zotin.
Në Kuran thuhet: “A e shihni atë që i merr dëshirat e veta për zot?!”
Por, le të mendojmë miku im, disa kuptime absolute: Çfarë mendoni për një Zot që është e Vërteta absolute, Drejtësia absolute, Mëshira absolute, Urtësia e plotë dhe Dija gjithëpërfshirëse? Çfarë mendoni për një Zot që urdhëron në drejtësi dhe nxit ndjekësit e Tij të kërkojnë atë, të revoltohen për hir të së vërtetës, drejtësisë dhe dinjitetit?
Më tha: Nuk e kam problem të besoj në një Zot të tillë.
Unë i thashë: Pra Zoti është mirësia e përsosur dhe drejtësia e plotë që ndjej, ky është Zoti i vërtetë, dhe çdo version tjetër për zotin është kopje e rreme. Kurani i ka kushtuar të kohë të gjerë trajtimit të problemit të besimit në idhuj. Çdo pikëpamje e brendshme e gabuar për të vërtetën, drejtësinë dhe mirësinë, është pasojë e një percepcioni të gabuar kundrejt Zotit, i cili në asnjë variant nuk është Zoti i vërtetë.
E ndjej mirësinë e Zotit brenda meje, duke më thirrur të bëj mirë dhe të jem dashamirës ndaj njerëzve. E ndjej Zotin që më nxitë brenda meje të hedh poshtë padrejtësinë dhe korrupsionin në Tokë. E ndjej Zotin që më pushton në momentet e mëshirës, më zbut.
Zemra ime vërshohet nga dashuria dhe bamirësia ndaj njerëzve. Vetëm ky është Zoti që unë e besoj.
Musau e pyeti Zotin e Plotfuqishëm: “Ku mund të të gjej, o Zot?” Ai u përgjigj: “Te ata që i kanë zemrat e thyera”.
Ky është Zoti që i besojmë. Ne e njohim Atë në momentet e mëshirës, dashamirësisë dhe bamirësisë. Ai nuk është një idhull brenda një tempulli që t’i ofrohemi pa kurrfarë përgjegjësie shoqërore.
Kur Che Guevara luftonte për drejtësi dhe refuzonte padrejtësinë, ai ishte më afër Zotit sesa shumë fetarë që shkojnë për të adhuruar Zotin në një tempuj me mjete luksoze, dhe i lënë pas dore të detyrat dhe përgjegjësitë familjare e shoqërore.
I pari, edhe sikur të mos e thoshte qartë, beson në Zotin e drejtësisë, ndërsa i dyti beso në një hyjni klasike, që mund ta gjesh vetëm në tempuj.
I lartësuar qoftë Zoti ynë nga ajo që ata mendojnë për Të!
Ashtu si ju, as unë nuk besoj në zotin e perceptuar gabimisht nga egot e zullumqarëve dhe nga naiviteti i të dobëtëve, por besoj vetëm në Zotin që na krijoi dhe na urdhëroi me drejtësi, mirësi, e mëshirë ndaj të gjitha krijesave.
Zoti e thotë të vërtetën, dhe Ai udhëzon gjithnjë në rrugën e drejtë!

Nga Halil Avdulli