Përditësimi i Windows 11-ës sjell dy funksionalitete të shumëpritura nga përdoruesit

Taskbar është përmirësuar me një menu të re për të ngjitur më shumë aplikacione në të. Duke klikuar me të djathtën në Taskbar, përdoruesit tashmë mund të aksesojnë Task Manager.

Windows 11 do të pajiset me disa funksionalitete të reja përfshirë dritaret e eksplorimit të dhënave të cilat do të kenë tabe tashmë.

Microsoft njoftoi disponueshmërinë e këtyre funksionaliteteve ditën e sotme duke ndarë më shumë detaje rreth tyre.

Ljami vjen pak javë pas lançimit të Përditësimit 2022 të Windows 11-ës të ciltë kompjuterët duhet ta kenë të instaluar për të aksesuar të rejat e fundit.

Në fillim të vitit Microsoft konfirmoi se do të sillte disa risi në Windows 11 në vend që ti ruante për versione madhore. Lajmi i sotëm është vetëm vala e parë.

Këto janë veçoritë e reja:

File Explorer me tabe
Sugjerime veprimesh
Akses i thjeshtë në Task Manager nga Taskbar
Funksione shpërndarjeje
Aplikacioni i ri fotosh

Përditësimi i sotëm sjell një prej veçorive më të pritura, tabet në File Explorer dhe është kërkuar prej vitesh. Versioni më i fundit i File Explorer ka shtuar një seksion të ri Favorites për organizimin e të dhënave.

Mjeti gjithashtu sugjeron kontakt me të cilat ndani më tepër të dhëna.
Windows 11 do të parashikojë veprimin tuaj të radhës dhe tu sugjerojë një të tillë. Për shembull selektimi i një teksti do të sugjerojë krijimin e një eventi në Outlook. Është një funksionalitet i ngjashëm që e kemi parë në Android.

Taskbar është përmirësuar me një menu të re për të ngjitur më shumë aplikacione në të. Duke klikuar me të djathtën në Taskbar, përdoruesit tashmë mund të aksesojnë Task Manager.

Eksperienca e Windows Share është përmirësuar. Përdoruesit mund të ndajnë të dhëna direkt në pajisjet e zbuluara në rrjet nga desktopi, File Explorer, Photos, Snipping Tool, Xbox dhe aplikacione të tjera.

Edhe pse nuk do të vijë deri në fund të Tetorit, aplikacioni i ri i fotove po vjen në Windows 11 me integrimin për iCloud që mbërrin në Nëntor.

Microsoft theksoi faktin se aplikacionet Amazon Appstore dhe Android mbështeten në Windows 11 në 31 vene të botës. Me përjashtim të aplikacionit Photos, Microsoft ka bërë të disponueshme nga dita e sotme funksionalitetet e përmendura më lart. /PCWorld Albanian