Përdorimi i Anti-Lag Plus në kartat grafike AMD mund të çojë në dëbimin nga Counter-Strike 2

Përdoruesit e këtyre kartave mund të çaktivizojnë funksionalitetin duke shtypur Alt+L.

Zhvilluesit e Counter-Strike 2 kanë paralajmëruar lojtarët se mund të dëbohen nga loja nëse aktivizojnë funksionaliteitn Anti-Lag të AMD për CS2.

AMD lançoi mbështetjen për Anti-Lag Plus në CS2 me versionin 23.30.1 të driverave Adrenaline Edition. Funksionaliteti është një ekskluzivitet i kartave grafike Radeon RX 7000, kështu që harduerët e vjetër nuk preken.

 

Përdoruesit e këtyre kartave mund të çaktivizojnë funksionalitetin duke shtypur Alt+L.

VideoCardz raportoi se lojtarët e titujve të tjerë si Call of Duty: Modern Warfare 2, CoD: Warzone 2 dhe Apex Legends se janë dëbuar ose lojërat e tyre dështonin gjatë përdorimit të Anti-Lag Plus.

Zhvilluesit thanë se kur AMD përditëson driverat, ekipi do të punojë për të identifikuar përdoruesit e prekur dhe kështu eliminuar dëbimin e tyre.