Përdoruesit e rinj të X duhet të paguajnë një tarifë për të postuar në rrjetin social

“Inteligjenca artificiale aktuale mund të anashkalojë masat e bllokimit të botëve me lehtësi,” tha Musk ndërsa i referohej mjeteve CAPTCHCA.

Elon Musk planifikon të tarifojë përdoruesit e rinj të X për të mundësuar postimin në rrjetin social me synimin për të goditur llogaritë robotike.

Përmes një replike drejtuar një llogarie në X, Musk tha se aplikimi i një tarifimi të vogël për llogaritë e reja është “mënyra e vetme” për të luftuar llogaritë robotike.

Inteligjenca artificiale aktuale mund të anashkalojë masat e bllokimit të botëve me lehtësi,” tha Musk ndërsa i referohej mjeteve CAPTCHCA.

 

Ndërsa replikonte me një tjetër përdorues, Musk shtoi se llogaritë e reja mund të postojnë por vetëm pas 3 muajsh nëse nuk duan të paguajnë tarifën e vogël.

Kujtojmë se në Tetor të vitit të kaluar, X filloi të tarifonte përdoruesit e rinj të paverifikuar 1 dollarë në vit në Zelandën e Re dhe Filipine. Përdoruesit e rinj të X në këto vende mund të lexonin postimet në platformë por jo të ndërvepronin me to nëse nuk paguanin tarifën.

Siç duket Musk mund të aplikojë këtë tarifë edhe për rajonet e tjera.