Përdoruesit e Snapchat+ mund të zgjerojnë imazhet përtej kornizës së tyre përmes AI

Në përditësimin e fundit abonentët e Snapchat+ mund të përdorin AI për të zgjeruar imazhet me një klikim butoni duke e bërë aplikacionin e medias sociale akoma më praktik.

AI gjeneruese nuk është diçka e re për përdoruesit e Snapchat me suitën “My AI” të aplikacionit që ofron një robot bashkëbisedues AI pa pagesë fuqizuar nga ChatGPT.

Por në të njëjtën kohë ofron efekte selfie gjeneruara nga AI, sfonde Bitmoji etj me pagesë.

Në përditësimin e fundit abonentët e Snapchat+ mund të përdorin AI për të zgjeruar imazhet me një klikim butoni duke e bërë aplikacionin e medias sociale akoma më praktik.

Le të themi që keni një foto të një kafshe shtëpiake e cila është e realizuar shumë pranë subjektit, mjafton të klikoni butonin e prerjes dhe më pas në vend që të shkurtoni, zgjeroni foton.

Nga ana tjetër asistenti i përditësuar My AI ju jep mundësi abonentëve të gjenerojnë Snap me një kërkesë të vetme. Mjafton të klikoni butonin “AI” dhe të shkruani çfarë të dëshironi, dhe menjëherë do të keni një imazh të gatshëm për ta shpërndarë.

Së fundi vjen funksionaliteti Dreams me të cilin mund të gjeneroni portrete fantastike me miqtë. Në faqen Dreams mjafton të zgjidhni një mik dhe të klikoni “Done” dhe më pas do të mund të shpërndani një portret të gjeneruar të të dyve.

Abonentët e Snapchat+ do të marrin 8 selfie Dreams falas ndërsa përdoruesit pa pagesë ose mund të regjistrohen në Snapchat+ për 4 dollarë ose të blejnë një pako që kushton 0.99 dollarë.