Përdoruesit e WhatsApp mund të ngjisin deri në tre mesazhe të rëndësishme në krye të bisedës

Kur funksionaliteti debutoi në Dhjetor për herë të parë, përdoruesit mund të ngjisnin vetëm një mesazh. Por me përditësimin e fundit, gjërat ndryshojnë.

WhatsApp vendosi ta bëjë më të lehtë që përdoruesit të mbajnë mend mesazhe të rëndësishme në një bisedë.

Shefi i Meta Mark Zuckerberg njoftoi se përdoruesit tashmë mund të ngjisin në krye të bisedës deri në tre mesazhe duke ju dhënë qasje të shpejtë në informacionet e rëndësishme.

Kur funksionaliteti debutoi në Dhjetor për herë të parë, përdoruesit mund të ngjisnin vetëm një mesazh. Por me përditësimin e fundit, gjërat ndryshojnë.

Aplikacioni i komunikimit gjithashtu ka përditësuar Qendrën e Ndihmës për të reflektuar ndryshimin. Përdoruesit do të mund të ngjisin në krye të bisedës jo vetëm mesazhe me tekst, por edhe imazhe, anketa dhe do të qëndrojnë aty për deri në 24 orë, 7 ditë ose 1 muaj.

Nëse ngjisni vetëm një mesazh, do të shfaqet në krye si baner, por nëse janë 3, baneri tregon sesa mesazhe janë ngjitur.

Për të ngjitur një mesazh mjafton të mbani të shtypur me gishtin tuaj mbi të dhe të zgjidhni opsionin “pin.”