Përfaqësuesi special i SHBA-së për Sirinë u bën thirrje për dialog të gjitha palëve në vend

Përfaqësuesi special i SHBA-së për Sirinë dhe ambasadori në Ankara, Tom Barrack, lidhur me përleshjet e fundit në Siri, u bëri thirrje të gjitha palëve të ruajnë qetësinë dhe të zgjidhin mosmarrëveshjet përmes dialogut, transmeton Anadolu.

Ambasadori Barrack bëri një deklaratë në llogarinë e tij në mediat sociale, X, në lidhje me përleshjet që shpërthyen dje në qytetin sirian Suweyda dhe në qytezën e Munbixhit në verilindje të Halepit.

Në deklaratë, Barrack tha se konfliktet ndodhën dje në Suweyda dhe Munbixh. “Diplomacia është mënyra më e mirë për të ndaluar dhunën dhe për të arritur zgjidhje paqësore dhe të qëndrueshme”, tha ai.

“SHBA-ja është krenare që ka lehtësuar një zgjidhje në Suweyda dhe që ka bashkëndërmjetësuar riintegrimin e verilindjes në një Siri të bashkuar, së bashku me Francën. Rruga përpara u përket sirianëve. Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve të ruajnë qetësinë dhe të zgjidhin mosmarrëveshjet përmes dialogut, pa gjakderdhje. Siria meriton stabilitet. Sirianët meritojnë paqe”, tha Barrack.​​​​​​​

Kujtojmë se shtatë persona u plagosën dje në një sulm nga organizata terroriste PKK/YPG në periferi të Munbixhit, në verilindje të Halepit, një nga territoret e pushtuara, ndërsa një punonjës sigurie u vra në një sulm duke shkelur armëpushimin, ndaj forcave të sigurisë së brendshme nga grupet e armatosura ilegale në Suweyda.