Përfundoi protesta në Gjakovë,pelegrinët serbë nuk erdhën

Në orët e hershme të mëngjesit, në Gjakovë është protestuar kundër vizitës së pelegrinëve  serb në kishën ortodokse, njofton Klan Kosova.

Komandanti i Policisë për rajonin e Gjakovës, Krist Gjoka, ka thënë se pelegrinët serbë nuk kanë ardhur në kishën ortodokse.

“Sipas informacioneve që kemi nga qendra, vizita është anuluar”, shtoi ai.

Protesta ka kaluar e qetë.

Në anën tjetër, njëri nga organizatorët e protestës, Ideal Zhaveli, tha se protestuesit nuk janë kundër asnjë feje dhe asnjë kombi, porse janë kundër kriminelëve.

Ndërsa një tjetër organizatore, Shkendije Hoda, tha se para pak ditësh kanë bërë padi kundër ish-kryetarit të Gjakovës, Djokica Stajonevic.