Përfundon gara e olimpistëve kosovarë në “Tokyo 2020”, Shala mbetet pa medalje të bronztë

Egzon Shala

Me humbjen e mundësit iranian, Amir Hossein Zar ndaj gjeorgjianit, Geno Petriashvill, është humbur mundësia që Egzon Shala të garojë për medalje olimpike të bronztë përmes repesazhit.

Shala u rendit si i 8-i më i mirë në kategorinë 125 kilogramë.

Ai e fitoi sfidën e parë ndaj algjerianit, Djahid Berrahal, por humbi në çerekfinale ndaj iranianit, Amir Hossein Zar.

Me Shalën, përfundojnë edhe garat për ekipin olimpik të Kosovës në Lojërat Olimpike Tokio 2020.