Përfundon greva e punonjësve shëndetësor, i përsëritet kërkesa Kurtit

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës kanë përfunduar grevën gjysmë-ditore, respektivisht nga ora 07:00-15:00.

Sipas një komunikate të FSSHK-së për medie, kjo e fundit ka falënderuar punonjësit shëndetësor dhe sindikatat e tjera, shkruan lajmi.net.

“Grevës i janë përgjigjur të gjithë pa dallim e në këtë mes edhe popullata e gjerë e cila është solidarizuar me punëtorët shëndetësor. Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës shfrytëzon rastin ti falenderojë punëtorët shëndetësor,pacientët, Sindikata vendore dhe ndërkombëtare EPSU(European Public Service Union me mbi 8 milion anëtarë) dhe TEHY nga Finlanda”, thuhet në njoftim.

“Në fund FSSHK edhe njëherë kërkon nga Kryeministri Kurti hapjen e dialogut social me qëllimin më të mirë që të mos vazhdohet me reagime sindikale”, deklarohet tutje.