Përfundon numërimi në Istog, Ilir Ferati i LDK-së fiton garën për të parin e Komunës

Ka përfunduar numërimi në komunën e Istogut.

Në komunën e Istogut Ilir Ferati i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka fituar 56,20 përqind të votave, shkruan lajmi.net.

Bekë Berisha i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka marrë 43,80 përqind të votave.