Përfundon rinumërimi i vendvotimeve, ende nuk dihen rezultatet

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve(QNR) ka përfunduar procesi i rinumërimit të 1407 vendvotime për të cilat kishte vendosur PZAP-i pas shpalljes së rezultateve përfundimtare.
Zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi theksoi se ka përfunduar procesi i rinumërimit, por nuk ka treguar rezultatin e tyre.

Ai nuk ka përjashtuar mundësinë që të publikohen edhe gjatë ditës rezultatet.

Kujtojmë, se më 7 nëntor, KQZ kishte shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 6 tetorit, ndërsa më 11 nëntor PZAP mori vendim për rinumërimin e këtyre vendvotimeve, kurse më 13 të këtij muaj kishte nis procesi i rinumërimit të mbi 1400 vendvotimeve.