Përfundon seanca komemorative në nderim të Demaçit, vazhdojnë homazhet në hollin e Kuvendit

Ka përfunduar seanca komemorative e Kuvendit të Kosovës në kujtim të veprimtarit Adem Demaçi.

Në fjalën e tij kryeparlamentari Kadri Veseli ka ha se ai ishte ndërgjegjja e lëvizjes kombëtare për çlirimin e Kosovës.

Veseli tha se me vdekjen e Adem Demaçit, Kosova ka humbur një prej burrave të mëdhenj që ka dhënë kjo tokë në 100 vjetët e fundit.

Veseli bërë të ditur se do të vazhdojnë homazhet pranë arkivolit të Adem Demaçit i cili po qëndron në hollin e Kuvendit të Kosovës.

Në kujtim të Adem Demaçit, nis seanca komemorative

Ka nisur seanca komemorative e Kuvendit të Kosovës, në nderim të jetës dhe veprës së veprimtarit të shquar Adem Demaçi. Seanca ka nisur me intonimin e himnit shtetëror të Kosovës dhe atij kombëtar, pas kësaj kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka kërkuar një minutë heshtje.

Demaçi ndërroi jetë dje pasdite në moshën 82 vjeçare. Adem Demaçi ishte veprimtar për kauzën kombëtare në kohën e Jugosllavisë dhe luftonte për barazinë e Kosovës me republikat e tjera të Jugosllavisë.

Për angazhimin e tij politik, Adem Demaçi vuajti 28 vjet me radhë në burgjet e Jugosllavisë. Pasi u lirua ai menjëherë vazhdoi aktivitetin e tij politik. Ai quhet edhe Nelson Mandela i Evropës.