Përfundon takimi i krerëve të shtetit, Veseli: Nuk i dorëzohemi Vuçiqit

Ka përfunduar takimi mes krerëve të shtetit dhe Ekipit Negociues për Dialog më Serbinë.

Inicuesi i takimit kryeparlamentari Kadri Veseli, ka folur pas takimit ku ka thënë se është diskutuar për dialogun dhe angazhimin e mëtejmë të Kosovës për anëtarësim në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Ai ka falënderuar SHBA-të për përkrahjen e vazhdueshme dhe involvimin direkt në proceset e rëndësishme të Kosovës, raporton lajmi.net.

“Kosova është shtet i pavarur dhe sovran dhe kështu do të jetë përjetë, askush nuk do të flas për sovranitetit e saj”, ka thënë Veseli.

Kryetari i Kuvendit ka thënë se Kosova do të jetë pjesë e organizatës së OKB me sovranitet dhe integritet të pacenuar.

Tutje, Veseli ka përmendur edhe një herë krijimin e Tribunalit për trajtimin e krimeve të Serbisë në Kosovës, temë e cila është diskuar në takim .

Sido qoftë nuk është lënë pa u përmendur edhe taksa 100 për qind, që Qeveria e Kosovës ka vendosur ndaj Serbisë dhe Bosnjës  e Hercegovinës,

Ai ka bërë të ditur se Kosova nuk e ka ndërmend ta heq taksën, duket e cilësuar vendim i drejtpërdrejt ndaj Serbisë e jo për të dalë kundër shteteve mike të Kosovës. Andaj tha se Kosova nuk e ka ndërmend t’i dorëzohet Vuçiqit.

“Taksa vendimi me dinjitoz ndaj Serbisë. Kur e kam propozuar taksën 100 % ka qenë vendimi i drejtpërdrejt ndaj Serbisë e jo ndaj SHBA e tjerëve”, ka thënë ai.

“E marrim vendimin me interes me maturi dhe mençuri. Punën e taksës harrone se e keni bërë shumë të madhe”, është shprehur ai.

Ndërsa për liberalizimin e vizave, Veseli ka thënë se Kosova ka plotësuar më shumë kushte se disa shtete tjera që kanë liberalizim të vizave.