Përfundon takimi i presidentit Thaçit me liderët shtetërorë, askush s’flet për media

Ka përfunduar takimi i dytë i mbajtur sot mes presidentit Hashim Thaçi dhe liderëve të tjerë të shtetit.

Pas takimit kryeministri Haradinaj nuk ka folur për media, por menjëherë ka hyrë në ndërtesën e Qeverisë, raporton lajmi.net.Nga takimi ka dalë edhe Limaj dhe Dardan Gashi po asnjëri prej tyre nuk është deklaruar për media.

Në këtë takim ka marrë pjesë, kryeministrit Haradinaj, zëvendëskryeministrat Limaj, Gashi e Pacolli.

Pas takimit të parë Haradinaj tha se është folur për dialogun.“Kemi folur për dialogun kryesisht. Jemi pajtuar që në Bruksel nuk duhet të diskutohet për shkëmbimin e territoreve dhe me këtë është pajtuar edhe presidenti”, ka thënë Haradinaj pas takimit. /Lajmi