Përhapja e vrullshme e koronavirusit në Itali alarmon qytetarët e Kosovës

Përhapja e shpejtë e koronavirusit në Itali ka alarmuar qytetarët në vend.

Mbi 200 persona janë prekur me koronavirus në Itali brenda një kohe të shkurtër, ndërsa dje pasdite janë regjistruar 7 viktima.

Përhapja e virusit në Italinë e afërt dhe me ndërlidhje të shumanshme me botën shqiptare e me Kosovën ka alarmuar institucionet kompetente të vendit, të cilat kanë shtuar masat mbrojtëse.

Mjekët thonë se përhapja e koronavirusit do të ishte sfidë për vendin, shkruan sot e përditshmja Zëri.

Përhapja e shpejtë e koronavirusit në Itali ka alarmuar qytetarët në vend.

Për shkak të frikës nga ky virus disa shqiptarë, të cilët jetojnë në Itali, tashmë kanë marrë rrugën për në Kosovë e për në Shqipëri.

Për shkak të përhapjes së shpejtë të këtij virusi mjekët thonë se do të jetë sfidë për Kosovën që ta menaxhojë atë.

Ndërsa institucionet shëndetësore në vend thonë se i kanë shtuar masat mbrojtëse.