Përjashtohen mediat nga seanca gjyqësore ndaj deputetëve të VV-së

Mediave sot i është ndaluar që të marrin pjesë në seancën gjyqësore ndaj deputetëve të Vetëvendosjes për hedhje të gazit lotsjellës.

Kjo ka ndodhur me vendim të kryetarit të Trupit Gjykues, Beqir Kalludra, shkruan arbresh.info.

Gazetarët kanë mbetur jashtë sallës ku po mbahet seanca gjyqësorë duke pritur për të hyrë brenda.

Në seancën e sotme kanë për të dëshmuar kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli dhe deputeti i LDK-së, Armend Zemaj.