Përngjasimi i Dynjasë me ujin

Allahu i Madhëruar thotë: “E ti (Muhamed) paraqitjau atyre shembullin e kësaj bote, që është është si një ujë (shi) që Ne e lëshojmë nga qielli”[1]

Imam Kurtubiju thotë: [Njerëzit e urtë kanë thënë: Allahu i Madhëruar e ka përngjasuar Dynjanë me ujin sepse:

– Uji nuk qëndron në një vend ngase rrjedh, po ashtu edhe Dynjaja nuk është e njëllojshme por ajo kalon nga një situatë në një tjetër.

– Uji rrjedh dhe ikën, po kështu edhe Dynjaja do të zhduket dhe do të ikë.

– Kushdo që hyn në ujë domosdoshmërisht do të laget, po kështu çdokush që jeton në Dynja do të përjetojë sprovat e saj

– Megjithëse uji është shumë i dobishën, ai është i dëmshëm dhe shkatërrues nëse tejkalohet caku, po kështu edhe Dynjaja ka dobitë e saj por është e dëmshme nëse njeriu e tejkalon cakun e përdorimit të saj.][2]

[1] – Sure El Kehf: 45.

[2] -“El Xhamiu Li Ahkamil Kuran” i imam Kurtubijut.