Përparim Rama betohet javën e ardhshme, seanca inauguruese caktohet të martën

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, që mori mandatin e qytetarëve për të qeverisur me Prishtinën në katër vitet e ardhshme, do të betohet javën e ardhshme, shkruan EkonomiaOnline.

Mbledhja inaguruese e Kuvendit të Komunës së Prishtinës është thirrur për të martën nga ora 10:00.

Në rend dite janë betimi i anëtarëve të Kuvendit të Komunës së Prishtinës dhe betimi i Kryetarit të Komunës së Prishtinës.